Sa moment emocionues! Babai i Bebe Rexhës qan kur dëgjon të bijën duke kujtuar në emision sakrificat e tyre

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”. Tashmë ajo ka nisur promovimin, ndaj i duhet të jetë e pranishme në evente dhe emisione.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “The Kelly Clarkson Show”. Ajo kishte pranë dy prindërit e saj, Flamurin dhe Bukurijen në audiencë, e madje u pyet nëse prindërit kishin qenë suportivë në momentin kur ajo vendosi t’i futej rrugës së muzikës.

Jo, ata nuk ishin gjithmonë dakord, veçanërisht babi im. Babai më thoshte se është gjithmonë një industri shumë e vështirë, por mos u shqetëso, ti ke gjithmonë një shtëpi, mund të kthehesh gjithmonë te unë, unë kam ushqim”, tha Bebe.

Posa dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët dhe në atë moment Bebe ndërhyri duke i thënë “Mos qaj”.

Dukej qartë që prindërit e këngëtares e shikonin me shumë krenari vajzën e tyre, se si ka prekur majat e suksesit në industrinë e muzikës botërore.

Prindërit e Bebes janë emigrantë shqiptarë nga Maqedonia e Verit. Babai i saj vjen nga Dibra, ndërsa mamaja është nga Gostivari.

Share With:
Translate »
88 Views