Sa muajsh shkoi bebi dhe çfarë i hahet më shumë? Flet Sara Gjordeni
Nëpërmjet pyetësorit që Sara ka krijuar mbrëmjen e sotme, pyetjet rreth shtatzënisë së saj kanë qenë të shumta.
Një prej tyre e ka pyetur lidhur me nepsin që ish-banorja e ‘BBV3’ ka, gjë për të cilën Sara është pyetur dhe më parë.
“Gjëra të gatuara në shtëpi, të shëndetshme, gjellë, sallatë me shumë limon, peshk i skuqur shumë, turshi dhe mish me shumë kripë.”– shprehet Sara.
Teksa është pyetur nga një ndjeks i saj : Sa javësh e ke bebushin?, Sara përgjigjet: 9 javë e 2 ditë.