Sabiani: Luizi, arsyeja pse s’doja që Keisi të futej në BBVIP
Sabiani dhe Keisi ishin të ftuar në “Më lër të flas”, ku folën më shumë për eksperiencën e tyre në Big Brother VIP. Sabiani tregoi se nuk donte që Keisi të futej pasi ky Big Brother është team Luiz.
Mirëpo Keisi kishte dashur ta provonte si eksperiencë dhe nuk i zbatoi fjalët që i kishte thënë Sabiani, pasi këngëtari i kishte lënë porosi të mos afrohej me persona të caktuar.
“Para se të futej i thashë Keisit s’ke për tu futur se ky Big Brother është team Luiz. Donte ta provonte dhe s’doja t’ja prishja meqë e kishte marrë vendimin. I etiketova nja dy persona, ja dhashë porosi të mos i afrohej”, tha Sabiani duke lënë të kuptohet për Kristin.