Sakrifica shoqesh të ngushta. Armina i dhuroi Oltës emrin e djalit të saj

Kur miqësitë janë shumë të forta, mund të ndodhë që shoqja më e ngushtë e juaja t’i vendosë emrin bebit tuaj. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e Oltës dhe Arminës, kur kjo e fundit i ka sugjeruar disa emra, mes të cilëve ka shenjuar Amar. Këtë detaj e ndau vetë Olta në intervistën ekskluzive për “Revista Who”, duke treguar se si arriti të bindë dhe bashkëshortin për këtë zgjedhje:

“Armina më sugjeroi disa emra, më solli katër, madje bisedën me mikeshën time e ruaj akoma, sepse shikoj datën kur është gjetur emri. Jo më kot pyeta Arminën, se ajo më njeh shumë mirë, ajo e di çfarë dua unë. I thashë më sugjero emra dhe ajo më tha: “Mos e diskuto duhet një emër latin”. Dhe ç’është e vërteta nuk isha e fiksuar për t’i vendosur patjetër emër shqiptar. Nuk e kisha problem. Doja thjesht një emër me kuptim, që të kishte lidhje edhe me mua. Më çoi tre emra dhe mua nuk më pëlqyen. Dhe më thotë: “E mirë se do të çoj një emër që e kisha ruajtur për çunin tim, por deri atëherë do gjej tjetër”. Dhe shkruajti vetëm kaq: Amar. Unë ngela. Për momentin më goditi, por pastaj e lashë. Ia them bashkëshortit dhe më la të kuptoja që nuk i pëlqeu si emër. Të nesërmen, ky emër po punonte brenda meje, gjithë mbasditen e përsërita dhe më erdhi shumë bukur. U dashurova me atë emër. Dhe i kërkoj edhe atij, që ta mendonte me qetësi dhe seriozitet. Përsëri nuk i pëlqeu, por po zbutej. Ishte ende muaji i katërt dhe ai thoshte që emrin e çunit do e vendoste vetë. Unë i thoja mirë, por ai nuk ka fare gusto për emra. Lexoja 500 emra në ditë dhe prapë Amarin kisha në kokë. Deri në javën e parë të muajit të 9-të unë nuk e kisha vendosur emrin, por dilja buzë detit per ecje dhe flisja me bebin në bark dhe e thërrisja Amar instiktivisht. Një ditë partneri kërkoi domëthënien e emrit dhe një prej tyre ishte ‘hënë’. Aty thashë vetëm kaq: Ky është emri. I thashë: kam një lidhje të çuditshme me këtë emër dhe më vjen të qaj kur e dëgjoj. Pastaj më del në ëndërr bebi dhe më thotë: Mami mos kërko më, stop! Kur lindi Amari me dy ‘A’ të mëdha në këmbë, unë jam shokuar. Unë jam supersticioze dhe mendoj se gjërat ndodhin për një arsye. Arriti një pikë që ishte partneri ai që vendosi dhe tha: “Boll se u lodhe, djali do quhet Amar”. Por kam pasur edhe emra të tjerë të preferuar, si për shembull: Blu”, ka treguar ajo./revistawho.com

Share With:
Translate »
12849 Views