Sakrificat e Instagramit, blogerja shqiptare: Harrova gocën për një foto

Cdo gjë që bën, e poston në Instagram! Kështu është jeta e një blogereje. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, blogerja shqiptare Estela Ujka rrëfeu cfarë i ndodhi me vajzën e vogël pasi po bënte shkrepjen ideale.

Estela Ujka: Për Instagramin bëjmë shumë sakrifica sepse gjërat kanë një kohë tjetër. Asnjëherë nuk hamë pa i fotografuar gjërat. Mund të vonohemi 1 orë e gjysmë për të bërë foton perfekte para se të na ikë drita.

Më ka ndodhur njëherë dhe unë mendoja që karrocën po e shtynte goca e madhe. Isha aq e përqendruar që të bëja foton perfekte tek ca bougenville të bukura, isha entuziaste që i kishte gjetur. Pasi mbarova dhe mendova se bëra shkrepjen e duhur, isha kështu (bërtiti e shqetësuar).  Ndërkohë të gjithë po qeshnin me mua, goca ishte as 5 metra me tutje, por gjithnjë mendova se karrocën e kishte goca e madhe. Të tjerët qeshnin dhe më thanë, karrocën e ke mbrapa. Por kjo nuk është sakrificë.

Share With:
Translate »
431 Views