Sali Berisha justifikon jetën luksoze të Arminës

Shumica prej nesh ndonjëherë paraqesin në rrjetet sociale, një jetë perfekte ndryshe nga ajo në të cilën jetojnë vërtet. Të gjithë mundohen që në Instagram për shembull, të tregojnë sa bukur vishen, sa të lumtur janë me partnerin/partneren, pra e bëjnë fushë me lule çdo gjë.

Njësoj ndodh edhe me personazhet e njohur shqiptarë. Për shembull, po të futesh në profilin e Armina Mevlanit në Instagram, ‘’të kap një dhimbje koke’’, kur shikon sa bukur vishet ajo vajzë.

Kryesisht ajo vishet me marka të shtrenjta, që jo të gjithë mund t’i blejnë. Armina është akuzuar shpesh nga komentuesit të cilët i shkruajnë se këto lukse i gëzon falë partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Berisha.

Armina nuk ka reaguar shpesh ndaj këtyre “akuzave”, por ka preferuar t’i kalojë në heshtje. Nga ana tjetër vjehrri i saj, Sali Berisha në emisionin “Byronë Politikë” me Baton Haxhiun, ka mbrojtur nusen e djalit,  dukë thënë se ajo punon si blogere, bën reklama dhe merr para.

“A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga rmat për t’u reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës”,-është shprehur Berisha.

Share With:
Translate »
689 Views