Wikipedia sapo zbuloi se kur Kylie Jenner do ta bëjë publike shtatzëninë

Kylie Jenner dhe klani Kardashian ende nuk e kanë konfirmuar shtatzëninë e yllit 20-vjeçar.

Por me sa duket Kylie më në fund mund të pranojë publikisht se është në pritje të ëmbël, në një nga episodet e “Keeping Up With the Kardashians”.

Faqja Wikipedia ka zbuluar titullin e episodit të 25 shkurtit në KUWTK, “Po presim një fëmijë”, ndërsa titulli i episodit vijues është: “Është një vajzë”.

Sinopsisi i episodit të sezonit 14 thotë: ‘Pas shpalljes së shtatzënisë së Khloe, Kylie dhe Travis Scott kanë disa lajme për familjen e tyre! Kylie është shtatzënë! ‘

Episodi i ardhshëm vijon me këtë përshkrim: ‘Kylie dhe Travis Scott fillojnë të dekorojnë dhomën për foshnjën!’

Të gjitha këto diheshin. Kylie Jenner po pret fëmijën e saj të parë – një vajzë – me të dashurin Travis Scott, por ajo ende nuk e ka pranuar në publik.

Ajo madje ka vendosur se nuk do të marrë asnjë njeri jashtë familjes, për t’u kujdesur për bebin, përveç motrave dhe nënës.

“People” shkruan se ylli 20-vjeçar ‘nuk ka punësuar një dado’, pasi është e shqetësuar për njerëzit e huaj që do të qëndrojnë rreth fëmijës së saj.

 

Share With:
Translate »
725 Views