Salsano bëhet baba për herë të dytë

Çifti famshëm i aktorëve shqiptarë Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli, janë bekuar me një vajzë tjetër të vogël, ndërkohë që prindër për herë të parë i ka bërë vajza e madhe Margil. Kids’Time mëson se Erjona e ka sjellë vajzën në jetë në fillim të muajit nëntor, por vetëm sot na sjell foton e saj të parë. Bashkimi i duarve të tre femrave të familjes Rrapi na sjell një mesazh të fortë: Të vegjël, por me forcë të madhe, siç shkruan edhe Erjona. Nuk kanë munguar urimet e panumërta në drejtim të çiftit, ndërkohë u bashkohemi edhe ne duke uruar më të mirën për vogëlushen./Kids’Time/

Share With:
Translate »
694 Views