Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët, simptomat dhe shkaqet
Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) tek fëmijët konsiderohet ai që është më i lartë se 95% e fëmijëve që janë të të njëjtën gjini, moshë dhe gjatësi si fëmija juaj.
Nuk ka një numër të saktë që përcakton tensionin e lartë të gjakut tek të gjithë moshat për fëmijët, duke qenë se ajo që konsiderohet si tension normal i gjakut ndryshon me rritjen e fëmijës.
Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët nën 10 vjeç shkaktohet zakonisht nga një gjendje shëndetësore tjetër. Ndërsa mbi 10 vjeç mund të zhvillohet nga të njëjta arsye si tek të rriturit – si të qenët mbipeshë, ngrënia e një diete të varfër dhe mos kryerja e aktivitetit fizik.
Ndryshimet e mënyrës së jetesës, si ngrënia e një diete të shëndetshme për zemrën dhe stërvitja, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut tek fëmijët. Ndërsa për disa fëmijë të tjera mjekimi me ilaçe mund të jetë i nevojshëm.
Simptomat
Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët zakonisht nuk shkakton simptoma.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Vetëm nëse fëmija ka ndonjë problem shëndetësor, përndryshe nuk keni përse të shkoni tek mjeku vetëm për të matur tensionin e gjakut të fëmijët. Gjithsesi, tensioni i gjakut duhet të kontrollohet gjatë kontrollit të përgjithshëm mjekësor të fëmijës pas moshës 3 vjeç dhe në çdo takim nëse zbulohet se fëmija ka tension më të lartë të gjakut se bashkëmoshatarët e tij.
Nëse fëmija ka ndonjë gjendje shëndetësore që mund të rrisë rrezikun për tension të lartë të gjakut -përfshirë lindjen e parakohshme, me peshë të ulët trupore, sëmundje kongjenitale të zemrës dhe probleme të caktuara me veshkat – kontrollet për tensionin e gjakut duhet të fillojnë që gjatë foshnjërisë.
Ndërsa, nëse fëmija është mbipeshë apo obezë, duhet të flisni me mjekun mbi rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut.
Shkaqet
Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët shpesh lidhet me gjendje të tjera shëndetësore si defektet në zemër, sëmundja veshkave, gjendje gjenetike ose çrregullime hormonale – sidomos ata që janë mbipeshë. Shkaku i saktë i tensionit të lartë i gjakut tek fëmijët është shpesh i panjohur.