Salsano dhe Eriona kurorëzojnë dashurinë e tyre me praninë e vajzave në një festë shumë të veçantë

Salsano Rrapi dhe Eriona Kakeli janë çifti i njohur i aktorëve të cilët bashkëjetojnë prej kohësh. Jo vetëm kaq por ata janë prindër të dy vajzave. Megjithatë ata ende nuk e kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Mbrëmjen e sotme, buzë detit, në një atmosferë shumë të veçantë, çifti ka vendosur t’i japë fund “beqarisë” ligjërisht në praninë e vajzave të tyre. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’iu urojmë një tjetër bebush për familjen e tyre të bukur! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
687 Views