Sapo u publikua fotoja e parë e blogeres së famshme me të birin e porsalindur

Vetëm një muaj pas lindjes së të birit, blogerja pozon me të dhe ai rri kaq natyrshëm para aparatit fotografik. Lauren Conrad dhe djali i saj William “Liam” James Tell janë në kopertinën e revistës People. Conrad ka treguar për People përse nuk donte ta kishte të panjohur gjininë e fëmijës. “Mua nuk më pëlqejnë fare surprizat”, tha ajo. “Më pëlqen të kem gjithë informacionin. Unë po ndaja trupin tim me dikë, kështu që doja të dija sa më shumë për të. Gjithmonë kam dëshiruar të kisha një djalë. Djemtë janë kaq të këndshëm. Unë kam qenë si çun kur isha e vogël dhe gjithmonë kam shkuar më mirë me djemtë. Kur e zbulova, u emocionova shumë”.

Conrad ka thënë madje që ajo nuk kishte menduar gjithmonë për t’u bërë me fëmijë, por rënia në dashuri me bashkëshortin, William Tell e ndryshoi këtë. “Kur isha rreth 20 vjeç isha e hapur ndaj të pasurit fëmijë apo të mos pasurit”, ka thënë ajo. “Por pasi takova William-in, ndryshova mendje. E dija që doja të kisha një familje me të, por nuk doja ta formoja menjëherë. Jam e çmendur pas Liam, por nuk më kanë kapur kurrë ethet e fëmijës”, ka vazhduar ajo. “Ne donim të shijonim martesën dhe të ishim në hapësirën e duhur. Morëm kohën tonë dhe kjo ishte diçka për të ardhmen”, ka thënë Lauren.

Share With:
Translate »
764 Views