Sara Hoxha kujton gjyshin e saj të ndjerë, artistin e madh shqiptar

Pesë vite më parë ndërroi jetë mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli. E dashura e Ledrit, Sara Hoxha kohë më parë ka zbuluar lidhjen e gjakut që ka pasur me artistin e ndjerë.

Ajo kishte publikuar në Instagram disa nga fotot ikonë të gjyshit të saj, nga koha kur ai punonte në Cirkun Kombëtar.

Gjyshi i Sarës ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.

Në prag të përvjetorin të vdekje së tij, Sara Hoxha ka ndarë një artikull të vjetër në një gazetë ku Agollit i ishte dhënë nofka “Bad Spenseri shqiptar”.

“Krenohesha kur thosha që jam mbesa jote”, shkroi Sara në postimin e saj.

Share With:
Translate »
158 Views