Çifti i njohur na zbulojnë gjininë e bebit dhe kohën kur do të vijë në jetë

Në një kohë të shkurtër për solistin e NRG Band lajmet ishin të njëpasnjëshme. Përveç projekteve në muzikë, edhe jeta personale po i ecën mjaft mirë. Në fillim një foto nga pushimet na bëri të mësojmë se për Besnik Qakën kishte lindur një ndjenjë serioze dhe sapo filluam të mësoheshim me idenë se ai nuk është më pjesë e listës, erdhi lajmi tjetër: u fejua, dhe pak javë pas fejesës, erdhi edhe martesa. Aktualisht, Besniku dhe bashkëshortja e tij, Lolita Begolli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Edhe ky lajm erdhi vetëm pak ditë pas martesës së çiftit.

Gjinia, akoma nuk ishte mësuar, por është vetë këngëtari që e ka bërë publik lajmin e bukur. Në një deklaratë të fundit për “Mirage”, Besniku zbuloi se ai dhe Lolita janë në pritje të një vajze, për të cilën kanë filluar të mendojnë edhe emrin: “Lolita është 5 muajshe shtatzënë, po presim një çikë bukuroshe”, – thotë Besniku duke shtuar se ndjesia e këtij momenti është e papërshkrueshme: “Nuk e kisha përjetuar kurrë këtë ndjenjë, nuk e përshkruaj dot. Mezi po e presim”,- u shpreh ai i lumtur që pas disa muajsh do të gëzojë statusin e babait.

 

Share With:
Translate »
826 Views