Sara Hoxha zbulon më në fund pse zgjodhën emrin Poem Blu për vajzën

Në 14 dhjetor Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për heë të parë. Në jetë erdhi një engjëll, që prindërit e rinj vendosën ta pagëzonin me emrin Poem Blu. Ky emër i intrigoi jo pak ndjekësit, të cilët vazhdojnë ende dhe sot të jenë kuriozë se si Sara dhe Ledri morën vendimin për emrin e së voglës.

Më në fund Sara ka shuar kuriozitetin e të gjithëve dhe ka zbuluar se si e zgjodhën këtë emër. Ajo ka treguar se në fakt ka qenë një person krejtësisht i panjohur, nga lista e ndjekësve të saj në Instagram, që i ka sugjeruar Sarës emrin Poem.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush eka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falenderoj nga zemra”, ka treguar Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

Ajo ka zbuluar se Poemën e ka lindur vetë dhe duket se ky moment ka zgjatur shumë për të. Sara ka thënë se të voglën e ushqen me qumësht gjiri dhe ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha nënat e reja.

“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të edukuara lidhur me këtë çështje”, është shprehur Sara.

Share With:
Translate »
323 Views