Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Joss Stone dhe partneri i saj, muzikanti amerikan Cody DaLuz kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Violet Melissa.

Këngëtarja konfirmoi se lindi të premten ndërsa ajo dhe i dashuri u shfaqën ‘live’ së bashku.

Prindërit e rinj Joss dhe Cody deklaruan se ”ai është gjëja më e bukur në botë”, teksa treguan djalin e porsalindur për një edicion surprizë të serisë së tyre “Cooking With Joss”.

Krijuesja e hitit “You Had Me” befasoi fansat kur shfaqi në ekran foshnjën duke bërë shaka: “Unë kisha një simite të vogël që e bëra për rreth nëntë muaj dhe është gatuar! Është shumë e ëmbël”. Joss theksoi se nuk e dinte gjininë e foshnjës deri pas lindjes.

“Ne nuk e dinim nëse ishte vajzë deri në atë moment. Unë doja një vajzë, por nuk dëshiroja t’i tregoja askujt edhe pse nuk kam asgjë kundër djemve”, shtoi ajo.

Artistja angleze njoftoi për shtatzëninë në muajin tetor dhe në janar zbuloi shqetësimet rreth lindjes. Stone dhe DaLuz ndërkohë janë së bashku prej shumë vitesh.

Share With:
Translate »
310 Views