Sara pa komplekse, publikn foton ku i dallohen qartë strijat dhe nuk e ka aspak problem

Që pasi e bëri publik lajmin e shtatzënisë, Sara Hoxha nuk e ka problem të tregojë pasojat e të qenit në pritje të ëmbël.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar së fundi një foto ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapucino.

Por ajo që vumë re në foton e publikuar në Instastory, janë strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që kanë nisur t’i formohen Sarës, pas shtimit në peshë.

Kjo është tepër normale për gratë shtatzëna, e megjithatë është për t’u vlerësuar fakti që Sara po e bën publike këtë gjë pa e vrarë shumë mendjen se çfarë thonë të tjerët!

Ajo me sa duket e ka vendosur se do të vijojë të ndajë me ndjekësit e saj momente të veçanta dhe ndryshimet që po ndodhin në trupin e saj, tani që është në pritje të ëmbël.

Pak ditë më parë Sara dhe Ledri zbuluan se janë në pritje të një vajze dhe të gjithë janë kuriozë për detaje të mëtejshme! E kanë menduar vallë emrin?

Dyshja po i kalon këto ditë të pritjes së ëmbël në bregdetin shqiptar, larg frikës nga koronavorusi në Kosovë, ku situata është më shqetësuese.

Share With:
Translate »
1218 Views