Sara rrëfen 12 orët e gjata të lindjes, epiduralin dhe gjidhënien

Sara Hoxha është rikthyer në Instagram me postimet e saj ku i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe sigurisht shumica prej tyre pyesnin për shtatzëninë, lindjen dhe Poemën.

Sara zbuloi se emrin e vajzës ia kishte sugjeruar një fans dhe ajo e Ledri e kanë pëlqyer shumë.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”, shprehet Sara.

Ajo ka treguar se lindja ka qenë natyrale dhe shumë e gjatë: 12 orë.

Sara ka thënë se Poemën e ushqen me qumësht gjiri dhe ky proces ka qenë i vështirë për të, duke dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për nënat e reja.

“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të informuara lidhur me këtë çështje”, është shprehur Sara.

Ajo ka folur edhe për eksperiencën me epiduralin të cilin shumë nëna të reja vendosin ta aplikojnë.

Share With:
Translate »
5324 Views