“S’dua t’ja di, të rri moj ku të dojë”, nusja nxjerr ish-vjehrrin nga shtëpia

Mbrëmjen e sotme në “Stop” është trajtuar sherri mes një nuseje dhe ish-vjehrrit, për një banesë dy katëshe në Vlorë.

“Kam ndërtuar një shtëpi dy katëshe në vitin 2007 me kontributet e mia dhe të gruas sime. Kam një dokument vërtetim pronësie nga Hipoteka, që thotë se pronari i vetëm në këtë banesë është Ilir Musaraj!”, u shpreh denoncuesi Ilir Musaraj.

Musaraj tregoi se i biri u nda nga trungu familjar kur u martua me Mariola Xhelilajn. Ai e strehoi çiftin në shtëpinë e tij duke qenë se jetonte vetëm, por i biri u divorcua në vitin 2015 dhe Mariola e nxori ish-vjehrrin nga shtëpia.

“Kjo ndarje i jep të drejtën kësaj zonje që të mendojë se përfiton pasuri nga vjehrri, jo nga i shoqi. Ligji për bashkëpronësi thotë shumë mirë që prona ndahet në përpjesëtim midis çiftit dhe fëmijëve”, tha Musaraj.

Gazetarja e emisionit komunikoi me Mariola Xhelilajn për të mësuar se përse kanë lindur pretendimet e saj për këtë pronë.

“Jam martuar më 17 Shtator të  2007-ës. Kam gjetur atë shtëpinë atje. Një vit sa u bë kjo shtëpi, unë kam jetuar atje me burrin dhe me zotërinë, Ilirin. U divorcuam. Kam një djalë 9 vjeç! Nga biznesi dhe puna ime…U bë kjo shtëpia këtu, lekët e mia këtu vinin. Shiko, unë jam në një proces gjyqësor. E kam fituar në Shkallë të Parë, ma kthyen mbrapsht. Po nuk kam dokumente. Punoj në të zezë. Puna ime si punoj! Asnjeri s’e ka këtë truall! Ai e ka shtëpinë aty. Unë nuk dua t’ia di fare! Ajo derë është e mbyllur, që kur ka ikur im shoq. Të rrijë moj ku të dojë!”, u shpreh Mariola Xhelilaj.

Ndiqni videon e mëposhtme

Share With:
Translate »
721 Views