Së shpejti baba për herë të dytë, Besnik Qaka surprizohet në emision

Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i njohur i “NRG Band”, Besnik Qaka bëri të ditur se do të bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Lolita është në pritje të një djali.

Mbrëmjen e djeshme Besniku ishte i ftuar në “Soiree”, ku u surprizua nga këngëtari Xhavit Dedej. Ai i dedikoi live në studio këngën “T’ka baba çun”.

Kujtojmë se Besniku është kurorëzuar me martesë në vitin 2017. Ata janë prindër të një vajze dhe së shpejti vogëlushja do bëhet me vëlla.

Share With:
Translate »
409 Views