Humbi shikimin, burri braktiset nga bashkëshortja: Më mori dhe fëmijët, më tha…

Historia e tretë në “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Alketit. Për shkak të problemeve ekonomike, ai kishte emigruar në Itali. Fatkeqësisht atje kishte pësuar një aksident automobilistik, i cili i kishte marrë shikimin.

Kohë më vonë, bashkëshortja e kishte braktisur duke i marrë me vete dhe dy fëmijët.

“Hajt se unë u bëra kështu, të paktën mos të shkatërroja familjen. I thashë mos, jo nuk mundem tha. Ik i thashë. Me zor nuk e mban dot një njeri në shtëpi. U ndjeva shumë keq se ikën dhe fëmijët”, rrëfeu ai.

Vite më pas, Alketi ishte njohur me Linditën. Ai e kishte ftuar në studio për ta falenderuar për dashurinë, kujdesin dhe sakrificat që ka bërë për të. Bashkë me Alketin ishte dhe Ermal Fejzullahu, si këngëtari i tyre i preferuar.

 

Share With:
Translate »
301 Views