Së shpejti baba për herë të dytë, MC Kresha zbulon gjininë e fëmijës

Në qershor të vitit 2020, reperi MC Kresha u bë baba për herë të parë, vetëm pak muaj pas dasmës. Partnerja e tij, Erzina, solli në jetë një vogëlushe, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Iza.

Megjithatë, dyshja ka vendosur ta zgjerojë sërish familjen, duke u bërë katër shumë shpejt. Së fundmi, reperi ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë.

“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti” tregoi ai në D-night në Rtv Ora.

MC Kresha e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetëm jetën profesionale të tij.

Share With:
Translate »
61 Views