Së shpejti nënë? Rrëfehet këngëtarja: E vërteta e fotove që postova

Këngëtarja biseksuale flet pa doreza: Kush më ka rrëmbyer zemrën. “ Më kanë ofruar shuma marramendëse sa për të blerë shtëpi, biznes apo makinë ministri”. “Vajzat e njohura shqiptare bëjnë udhëtime të fshehta në Dubai e këtej bëjnë moral”

Një skandal i momentit apo një sjellje e papritur nga VIP-at tanë është një katalizator shumë i mirë që mediat rozë të shpërthejnë në lajme duke i dhënë vëmendje edhe atyre që nuk mund të quhen të vërteta si lajme. Në fokusin tonë këtë javë është një ndër këngëtaret që ka bërë shumë bujë nga deklarata e saj e hapur në media. I referohemi pikërisht Merita Haxhia ose e njohur ndryshe si Gugu, e cila mund të themi pa frikë se është ndër të vetmet këngëtare nga Kosova, e cila ka pranuar orientimin e saj biseksual. Vetëm për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Gugu ka folur pa doreza lidhur me jetën e saj private, dashurinë e jetës së saj. Gjithashtu, ajo ka zbuluar edhe sekretin e të priturit apo jo të një fëmije.

  

“Për të më takuar në këmbim të parasë më ndodh çdo ditë. Ndërkohë që lexoj mesazhet e tilla, qëllon që jam duke kënduar në ftesa të ndryshme, ambiente të ndryshme e jam duke pritur pagesën mjaft të mirë që marr. Shumat shkojnë edhe deri tek blerja e një shtëpie, një biznesi, një makine ministri etj. Më vjen të qesh me vete dhe ia këpus ndonjë foto tjetër në ‘Instagram’.”

Për më tepër lexoni intervistën e mëposhtme:

Pas klipit të janarit jeni shkëputur nga tregu muzikor. Më çfarë po merret tani Gugu?

Jam shkëputur nga publikimi i një klipi të ri, por jo nga puna me muzikën. Këto tre muaj isha e ngarkuar në koncerte dhe në studio  muzikore duke u marrë me albumin tim të plotë.

Pse zgjodhët pikërisht këtë emër?

Këtë emër e kam mbajtur si pseudonim që më ka vënë mikesha ime e zemrës, e adoleshencës, e cila nuk jeton më.

Para pak kohësh kishit postuar në ‘Instastory’ 1 foto me mbishkrimin “bebe”. A është Gugu në një pritje të ëmbël?

Mendoj që publiku është në pritje të ëmbël të suprizave që vijnë nga Gugu për pak kohë.

A është dikush në jetën tuaj?

Aktualisht jam e lumtur dhe e qetë në jetën time me njerëzit që me rrethojnë.

Vijon të jetë Gugu biseksuale?

Gugu vijon të jetë njeriu që jeton sipas dëshirave të saj duke respektuar edhe jetën të tjerëve që e bëjnë të fshehur ndërsa në publik bëjnë moral për Gugun.

Cila është partnerja që ju rrëmbeu zemrën?

Zemrën, mbetet mikesha që nuk jeton më, para disa viteve.

Postoni shpesh foto provokuese në ‘Instagram’. Cili është propozimi më flagrant që ju është bërë?

Fotot i publikoj për qejf, pasion ose art. Propozimet kanë qenë nga më të ndryshmet, por mbeten për t’u theksuar propozimet e Dubait për t’u bërë pjesë e udhëtimeve të fshehta si shumë vajzave shqiptare që e bëjnë, por në ‘Instagram’ e dalje publike bëjnë sërish moral njerëzve të hapur e “çmendur” artistikisht.

A ka ndodhur ndonjëherë t’ju ndjekin kudo që shkoni? Si keni reaguar ndaj personit?

Më ka ndodhur disa herë të më ndjekin, por me ndërhyrjen time direkte ose miqve të mi, të Policisë së Shtetit, kanë ndërruar kurs.

Kur e mendoni veten nënë?

Veten e mendoj nënë në çdo moment, sepse mendoj se është gjëja më e bukur që ndodh në trupin dhe shpirtin e një femre. Nëse është dikush që më do pranë, fëmija është bekim në çdo moment.

Me çfarë merret tjetër Gugu përveçse muzikës? Cili është pasioni tjetër i juaji?

Merrem edhe me aktrim dhe jam në pritje të një kontrate të madhe ndërkombëtare kinematografike.

A ju kanë kërkuar t’ju takojnë kundrejt një shume parash? Sa ka qenë shuma?

Për të më takuar në këmbim të parasë më ndodh çdo ditë. Ndërkohë që lexoj mesazhet e tilla, qëllon që jam duke kënduar në ftesa të ndryshme, ambiente të ndryshme e jam duke pritur pagesën mjaft të mirë që marr. Shumat shkojnë edhe deri tek blerja e një shtëpie, një biznesi, një makine ministri etj. Më vjen të qesh me vete dhe ia këpus ndonjë foto tjetër në ‘Instagram’.

Cili është projekti juaj i radhës?

Projekti im i radhës mbetet projekti i klipit hit të verës që do publikohet këtë sezon veror.

A ka pasur ndonjë hatërmbetje apo konflikt të pashprehur me ndonjë kolege të muzikës? Si e keni zgjidhur?

Ka pasur pa diskutim. Koha thjesht ka treguar se duhet ndarë pjesa personale nga ajo profesionale.

Nëse do të mund të ktheheshit pas, çfarë do të donit të ndryshonit tek vetja?

Do të doja të ndryshoja fëmijërinë që nuk varet kurrë nga fëmijët por të rriturit.

Share With:
Translate »
789 Views