Adelina Tahiri zgjedh detin për ditët e fundit të shtatzanisë

Edhe pse nuk mund të themi me 100% bindje se ka ardhur vera, disa nga VIP-at tanë tashmë kanë nisur nga pushimet. Pas Besit dhe Xhensilës që jo më larg se dje kishin vizituar Gjirin e Lalzit, një tjetër çift parapëlqen të shijojë rrezet e diellit dhe aromën e detit.

Adelina Tahiri, e cila së shpejti do të bëhet nënë ka postuar në faqen e saj në “Instastory” një foto nga vendi ekzotik ku është duke shijuar pushimet. Pak det, diell dhe relaks është një kombinim perfekt për të shijuar në maksimum javët e fundit të shtatzënisë.

Share With:
Translate »
863 Views