Selena dhe Justin ndahen sërish. Nëna e Selenës kundër lidhjes së tyre

Ata kanë qenë dashuria e parë për njëri-tjetrin, por mesa duket, vështirë se do të vazhdojnë lidhjen e tyre. Mediat rozë raportojnë se çifti edhe pse u ribashkua nuk kanë mundur ta vazhdojnë më gjatë lidhjen e tyre, pasi janë ndarë.

Sipas burimeve pranë çiftit mësohet se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë sërish për shkak të nënës së Selenës, e cila nuk dëshiron që vajza e saj të jetë pranë Bieber, pasi nuk i beson atij. Burimet theksojnë gjithashtu se familja e këngëtarin e preferon shumë Selenëns, por familja e kësaj të fundit nuk e dëshiron këtë lidhje. “Selena po përpiqet ta bindë familjen e saj se Justin ka ndryshuar, por ata nuk e ndryshojnë mendimin e tyre dhe kundërshtojnë vazhdimisht”, -janë shprehur burimet pranë tyre.

Selena është shumë e lidhur me nënës e saj, Mandy Teefej, e cila e ka rritur atë e vetme. Mandy Teefej mendon se nëse Selena do të vazhdojë lidhjen me Justin, mund të lëndohet sërish. Megjithatë, ajo ka thënë se vajza e saj është mjaftueshëm e rritur për t’i marrë vetë vendimet për jetën e saj personale, mjafton që të jetë e lumtur dhe e shëndetshme. J.K

Share With:
Translate »
631 Views