Sepse dashuria festohet kështu, Adelina na jep leksionin me VALentinin e saj

Adelina Ismaili çdo ditë e më shumë po na jep mesazhe frymëzuese dhe motive për ta dashuruar jetën. Në fillim na tregoi se pasioni ishte ajo që i jepte jetës melodi, ngjyra, vibrato, tonacione e shumë të tjera. Më vonë na njohu me motrat dhe të ëmën si për të na thënë se përtej gjithçkaje, ato janë dashuria. Por të tjera ngjyra i dha dashurisë njohja me Valin, njeriun e zemrës. Dhe fryti i dashurisë së tyre, Uliksi ndryshoi çdo dimension të tyrin. Sot ata festojnë të tre së bashku duke dhuruar shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe duke na dhënë një leksion. Përtej të gjithave Adelina i dedikon Valit të saj këto fjalë: “Ti je çdo arsye, çdo shpresë dhe çdo ëndërr VALentini im. Të dua!” /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
608 Views