Tom Daley dhe partneri i tij Dustin Lance Black së shpejti do të bëhen prindër

Zhytësi olimpik Tom Daley dhe bashkëshorti i tij Dustin Lance Black, në ditën e Shën Valentinit kanë dhënë lajmin më të bukur për ta.

 Në rrjetin social Instagram Tom Daley ka publikuar një foto ku shfaqet me partnerin e tij dhe në duar mbajnë ekon e një bebi. Krah fotos ai shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin”.

Pas kampionit të zhytjes edhe partneri i tij, 43 vjeçari ka publikuar të njëjtën foto, ku konfirmonte lajmin.

Një zëdhënës i zhytësit olimpik tha: ‘Tom dhe Dustin janë të kënaqur për të ndarë me njerëzit lajmin se ata presin fëmijën e tyre të parë, i cili do të vijë në jetë në vitin 2018.

Fotografia me ultratinguj nënkupton se çifti po përdor një nënë surrogate për t’u bërë prindër, në vend që ta adoptojë.

 

Share With:
Translate »
570 Views