Serena Williams është shtatëzanë me fëmijën e saj të parë
Ylli më i madh i tenisit për femra sapo ka ndarë me ne një lajm të mrekullueshëm. Serena Williams është shtatëzanë me fëmijën e saj të parë. Sportistja ka publikuar në Snapchat një selfie ku po pozonte përpara një pasqyre dhe ka treguar barkun e saj dhe ka shkruar “20 javë”, por më vonë ajo e ka fshirë foton. Ende nuk e dimë pse ajo vendosi të marrë këtë vendim, ndoshka ka lidhje me supersticionin, por fansat e shkathët arritën të fiksojnë këtë moment me screenshoot duke e bërë menjëherë virale. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë Williams ka qenë rreth shtatë muajshe shtatëzanë kur ajo fitoi në Melbourne titullin e 23-të të Grand Slam para 12 javësh, sipas BBC.