Serena Williams rikthehet në fushë, por shumë larg formave trupore të mëparshme

Serena Williams e ka nisur me fitore aventurën e saj në grand slemin e Roland Garros, duke mundur 2-0 polaken Krystina Pliskova (7-6, 6-4). Kjo ishte ndeshja e parë e tenistes amerikane në një grand slem pas 16 muajsh, që kur pat fituar grand slemin e Australian Open të vitit të kaluar. Dhe emocionet për ish-numrin 1 në botë kanë qenë të mëdha, që ka vuajtur disi në setin e parë të fituar në “tie break”, por në fund ia ka dalë mbanë të mposhtë rivalen. Pavarësisht se ajo triumfoi, u duk se është shumë larg formave trupore pas lindjes së vajzës.

 

Share With:
Translate »
726 Views