Seriozisht?! Thuhet se Joe Jonas nuk ishte ‘mbështetës’ kur Sophie kishte vështirësi pas lindjes

Joe Jonas ishte jo fort “mbështetës” për gruan e tij Sophie Turner, kur ajo ishte në vështirësi pasi lindi fëmijën e tyre të dytë vitin e kaluar, sipas thashethemeve të reja.

Burime për TMZ thanë se anëtari i Jonas Brothers dyshohet se i bëri presion yllit të “Game of Thrones” që të merrte pjesë në evente të ndryshme dhe të dilte më shumë nga shtëpia, pavarësisht se ajo nuk dëshironte të fotografohej.

Edhe pse preferonte të qëndronte në shtëpi me dy vajzat e tyre, Sophie u tregua e guximshme dhe shkoi në evente të shumta me të shoqin; megjithatë, sipas burimeve, aktorja “e kishte bërë të qartë se nuk ishte rehat” dhe “nuk donte të ishte atje”.

Kur Sophie nuk mori pjesë në një event, thuhet se Joe u ankua se gruaja e tij duhej të dilte më shumë.

Jonas, 34 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Sophie Turner, 27 vjeç, të martën pas katër vitesh martesë. Në një postim të mëvonshëm në rrjete sociale, muzikanti dhe aktorja thanë se vendimi ishte i përbashkët.

Ata u martuan para 4 vitesh, pas 3 vitesh lidhje. Në vitin 2020, u bënë prindër të vajzës Willa, ndërsa vajza e dytë, emri i të cilës nuk dihet, erdhi në jetë në korrik 2022.

Seriozisht?! Thuhet se Joe Jonas nuk ishte ‘mbështetës' kur

Share With:
Translate »
51 Views