Sfida më e re në Instagram është buka me vete
Sfida më e re në Instagram nuk ka asnjë lidhje me hapje tapash, me kërcim në derën e makinës në ecje e të tilla gjëra që vështirë t`ia gjesh qëllimin dhe kuptimin.
Sfida më e re është sfidë mamash me fëmijë të vegjël, të paktën për momentin. Dhe kush më mirë se Blerina Bombaj do ta niste këtë sfidë? Dietologia i dha bukën me vete fëmijëve të saj, sanduiç të freskët me perime, dhe etiketoi mikeshat e saj të bënin të njëjtën gjë. Radhën ia la psikologes Denata Toçe. Edhe Denata e nisi Samuelin me bukë me vete, postoi fotot dhe radhën ia la Gerta Hetës. Dhe kështu sfida vazhdon…