Alketa Vejsiu tregon dy shprehjet që jua thotë gjithmonë fëmijëve të saj dhe mund t’ia kopjoni

Dje nisi viti i ri shkollor dhe moderatorja Alketa Vejsiu, duke postuar dy foto të Xhejson Baftit, vogëlushit që të gjithë e thërrasim ‘taramele’, u ka uruar gjithë fëmijëve suksese dhe një vit fantastik.

Alketa gjithashtu ka zbuluar se kush janë dy shprehjet që gjithmonë ua përsërit fëmijëve të saj. “Dija është fuqi” dhe “Liderë janë lexuesit”, janë shprehjet më të cilat moderatorja e suksesshme motivon fëmijët e saj të mësojnë fort për të arritur në jetë.

Alketa gjithashtu është ndalur dhe te emisioni për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, aty ku ka qenë dhe Xhejson, ku njofton se për të gjithë fëmijët e interesuar audicionet hapen në nëntor.

Me kete foto dua t’i uroj te gjithe femijeve nje vit shkollor fantastik! Dy shprehje ja perseris cdo dite femijeve te mi:

1.Dija eshte fuqi/ Knoëledge is Poëer!

As paraja, as fama, as pushteti, asgje nuk te jep dot autoritetin qe te jep dija!

  1. Lideret jane Lexues / Leaders are Readers

🌸🌸🌸🌸

Jam lumturuar sot kur pashe mikun tim dhe mikun tuaj te vogel @xheison.bafti_official ne shkollen Mihal Grameno ne Kryeqytet! Familja e @xheison.bafti_official eshte zhvendosur ne Tirane ne shtepine e re qe ju mundesuat fale dashurise dhe zemres tuaj te madhe.

Per te gjithe ata qe me shkruajne per Piter Pan; Audicionet do te zhvillohen ne Muajin Nentor! Deri atehere do te kemi caktuar datat!

Suksese @xheison.bafti_official te gjithe shokeve te mi te vegjel tek Piter Pan 1 dhe 2, si dhe te gjithe femijeve tuaj qe uroj ti keni me jete dhe shendet! Zoti i bekofte te gjithe femijet!”, shkruan Alketa.

Share With:
Translate »
962 Views