Sfida më e re në Instagram është buka me vete

Sfida më e re në Instagram nuk ka asnjë lidhje me hapje tapash, me kërcim në derën e makinës në ecje e të tilla gjëra që vështirë t`ia gjesh qëllimin dhe kuptimin.

Sfida më e re është sfidë mamash me fëmijë të vegjël, të paktën për momentin. Dhe kush më mirë se Blerina Bombaj do ta niste këtë sfidë? Dietologia i dha bukën me vete fëmijëve të saj, sanduiç të freskët me perime, dhe etiketoi mikeshat e saj të bënin të njëjtën gjë. Radhën ia la psikologes Denata Toçe. Edhe Denata e nisi Samuelin me bukë me vete, postoi fotot dhe radhën ia la Gerta Hetës. Dhe kështu sfida vazhdon…

View this post on Instagram

Perqatitja e #bukemevete per Samuel, eshte nje nga kenaqesite e veçanta te çdo mengjesi per mua. Mundohem qe Samuel te ha shendetshem, ndaj dhe bej kujdes per produktet qe zgjedh t'i jap. Sot me vete kemi: buke integrale, gjalpe dhie dhe reçel boronice shtepie i bere nga duart e @bruna.muska #thebestbabysitterever. Gjithashtu karrota, molle dhe bajame. Ushqimi konsumohet ne shkolle midis vaktit te drekes dhe pushimit. Sipas nje tradite te @efit_tirana , femijet marrin pak me shume ushqim qe te kene mundesi ta ndajne midis shokeve. Edhe ne, me perpara e kemi patur kete sjellje mes shoku-shokut. Per te rritur femije social dhe sa me pak egoist, eshte nje tradite qe duhet ruajtur. Faleminderit @blerinabombaj2 per tag-un dhe per kete nisme kaq domethenese. Ftoje tre mikeshat e mija qe mendoj se e kane ne stilin e tyre te jeteses ushqimin e shendetshem ne familje, te bejne te njejten gje: postoni fotot e #bukemevete @hetagerta @silvimihali @bizhuta

A post shared by Denata Toce (@denatatoce) on

 

Share With:
Translate »
894 Views