“Sfidë më vete edhe gjykata, pasi fëmija braktiset nga nëna biologjike…”/ Punonjësja shpjegon si procedurat ulin shanset për birësim

“Punë Pa Teka” filloi ditën e sotme sezonin e saj të dytë në ekranin e Top Channel, ku këtë herë gazetarja Kristi Gongo u bë punonjësja më e re e “Shtëpisë së Foshnjës”.

Punonjëset treguan se sfidë më vete për fëmijët janë edhe procedurat e zvarritura të birësimit.

Sipas tyre zgjatja e procedurave të birësimit në gjykatë shkon në më shumë se një vit, gjë që ul mundësitë.

“Sfidë më vete është edhe gjykata. Pasi braktiset fëmija nga nëna biologjike ndiqet procedura për braktisjen e saj tre muaj pas lindjes së fëmijës. Më pas përballemi me një tjetër gjë, zvarritja që vijon për muaj”, tha njëra prej punonjësve.

Më pas gjatë diskutimit, punonjësja tjetër tregoi se procedurat e birësimit zgjasin rreth një vit e gjysëm.

“Në qoftë se një proces gjyqësor do të zgjasë një vit e gjysëm, fëmija ka shkuar dy vjeç dhe shanset për birësim ulen. Ka fëmijë që për shkak të kësaj problematike nuk janë birësuar”.

Share With:
Translate »
85 Views