Shakira hedh poshtë thashethemet për një lidhje të re dashurie: Jam e përkushtuar tek fëmijët dhe në mirëqenien e tyre

Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakiran.

Këngëtarja ka qenë rregullisht në kryefjalë pas ndarjes së saj nga Gerard Pique, dhe që atëherë, thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale janë shfaqur.

Që nga romanca e re e Piques me Clara Chian, ka pasur spekulime se çfarë do të ndodhë më pas për kolumbianen.

 

E lodhur nga zhurma e mediave dhe me një mesazh të fuqishëm, Shakira i ka bërë të qarta njëherë e mirë gjërat.

“Në respekt për fëmijët e mi dhe momentet që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet”, tha ajo.

“Unë nuk kam partner dhe asgjë tjetër përveçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”.

 

Thuhet se instruktori i sërfit i ka dhënë mësim familjes për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara ndarjes, ndaj dhe i ka dhënë mësim edhe Gerardit.

Kështu, nuk është e çuditshme që Shakira dhe fëmijët e saj t’i vazhdojnë ato.

 

Të njëjtit u fotografuan ditë më parë në gjykatë gjersa ratifikuan marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve. 

Share With:
Translate »
77 Views