Shaquille O’Neal, festë 1 milion $ së bijës

Legjenda e basketbollit Shaquille O’Neal dhe ish-gruaja e tij Shaunie O’Neal nuk kanë kursyer për ditëlindjen e 16-të të vajzës së tyre. Ata i kanë organizuar një festë madhështore vajzës së tyre Amirah për ditëlindjen në Los Angeles, një festë pothuajse mbretërore, pasi kishin shpenzuar gati 1 milion dollarë.

Burime treguan për TMZ se Shaq dhe Shaunie morën me qira katin e fundit të hotelit “W” në Hollywood dhe i dhuruan së bijës një makinë luksoze. Ata gjithashtu kishin marrë reperin YG për të performuar, duke kënduar 8 nga këngët e tij.

Share With:
Translate »
761 Views