Shenjat që shfaqin fëmijët që vuajnë nga depresioni

Adoleshentët mund të preken nga depresioni, ashtu si të rriturit.

Sipas një studimi të fundit, ¼ e vajzave (24%) dhe 1 në 10 djem shfaqin shenja të depresionit në moshën 14 vjeç.

Hulumtuesit shkencorë nga Instituti i Edukimit UCL dhe Universiteti i Liverpulit monitoruan më shumë se 100 mijë fëmijë dhe zbuluan se raportimet e 14-vjeçarëve mbi problemet e tyre emocionale ishin ndryshe nga ato të prindërve.

Madje ka të dhëna që tregojnë se prindërit e nënvlerësojnë gjendjen emocionale të vajzave, nëse janë në ankth apo stres, dhe shqetësohen më shumë për djemtë sepse ata janë më të rezervuar me të tjerët.

Për sa i përket shëndetit mendor, autorja kryesore e studimit, Praveetha Patalay thotë se adoleshentët, sidomos vajzat, po përballen me më shumë vështirësi se gjeneratat e mëparshme.

Janë disa faktorë që ndikojnë në këtë rast, të tilla si stresi i provimeve apo shqetësimet në lidhje me pamjen e jashtme.

Studimi ka dalë në këto përfundime:

-Adoleshentet shfaqin më shumë simptoma të ankthit dhe depresionit se djemtë.

-14-vjeçarët nga familjet me kushte ekonomike jo të mira shfaqin më shumë simptoma të ankthit se ato që jetojnë në familje të pasura.

-Vajzat nga etnitë e përziera dhe ato të racës së bardhë shfaqin më shumë shenja të depresionit, krahasuar me ato me ngjyrë.

Disa nga shenjat e depresionit që shfaqin fëmijët dhe të rinjtë janë:

– Janë të mërzitur dhe në gjendje jo të mirë humori gjatë gjithë kohës

– Ndihen të pashpresë dhe sikur nuk kanë asnjë që t’i ndihmojë

-Kanë vetëbesim të ulët

-Qajnë edhe për gjëra shumë të vogla

-Acarohen dhe janë aspak tolerant me të tjerët

-Nuk kanë asnjë motivim apo interes në gjëra

-E kanë të vështirë të marrin vendime

-Nuk e shijojnë jetën

-Ndihen në ankth dhe të shqetësuar

-Ndodh që të mendojnë edhe për vetëvrasjen apo si të lëndojnë veten

Share With:
Translate »
757 Views