Shfaqen për herë të parë bashkëshortja dhe binjaket e Chester Bennington
Bashkëshortja e Chester Bennington, liderit të Linkin Park, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike disa ditë më parë, është fotografuar për herë të parë që pas vdekjes së bashkëshortit. Talinda Bennington kishte dalë shëtitje me dy vajzat e saj binjake 6-vjeçare në një park pranë shtëpisë në Palos Verdes, Los Angeles.
40-vjeçarja kishte vendosur një palë syze dhe të treja ishin duke shëtitur qenin. Ajo është fotografuar duke përqafuar edhe një tjetër vajzë më të rritur, anëtare e familjes. Chester kishte deklaruar se bashkëshortja e tij e kishte ndihmuar në luftën me demonët. Në një intervistë për Bulz-Eye.com, ai kishte zbuluar se kishte mësuar të dashuronte përsëri pas kolapsit nga martesa e parë me Samantha Olit.