Videoja e binjakeve të Madonna-s po thyen rrjetin
Ajo ka birësuar dy vajza të mrekullueshme, Stella dhe Esther Mwale, në muajin shkurt të këtij viti. Madonna ka kënaqur fansat e saj, duke postuar një video të vajzave të saj duke kërcyer këngën e Shakira-s “Waka Waka”, ditën e shtunë. Të veshura identike, vajzat dukeshin të mrekullueshme me lëvizjet e tyre interesante. Binjaket, të cilat janë 4-vjeçe, kanë treguar aftësitë e tyre në kërcim në dhomën e ndenjës. Përveçse kërcenin, vajzat gjithashtu këndonin me shpirt tekstin e “Waka Waka” duke u përpjekur të impresiononin nënën e tyre.