Shfaqet vëllai i Sokol Ballës, 10 vite më i vogël | Video

Sokol Balla është një ndër gazetarët më të suksesshmë në media. Por padyshim që askush nuk e njeh vëllain e tij më të vogël. Si rrallë ndonjëherë Rezari, 10 vjet më i vogël është shfaqur në një videomesazh gjatë intervistës Ballës në “Një kat më lart”.


Shumë pak dimë për Kolin djalë, baba e për më tepër vëlla, po Rezari tregoi disa sekrete.
Si vëllai më i madh Sokolit i është dashur të kujdeset gjithë jetën për Rezarin i cili i gjeti fare mirë fjalët për ta falenderuar në videon surprizë që i bëri Sokolit në emision.

“Është e pamundur realisht që në 60 sekonda të tregosh dhe shpjegosh faktin që dikush të të mbajë në krah në këtë foto kur unë ende nuk ecja dhe sot ta kesh përsëri në krah. Koli është nga ata vëllezër që të gjithë do ta donin ta kishin pasi ai të bën dhuratë për ditëlindjen e tij”, tha Rezi.

 

 

Share With:
Translate »
652 Views