Shfrytëzoi seksualisht të miturën, 3 gratë e kardiokirurgut Dervish Hasi mbyllin gojën para hetuesve

Asnjë nga 3 gratë e kardiokirurgut Dervish Hasi që u arrestua një ditë më parë nga Policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture, nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, raporton se në të njëjtën linjë ka qenë edhe 42-vjeçari, i cili në pjesën më të madhe të pyetje të policisë është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

Ndërkohë, 16-vjeçarja e cila është shfrytëzuar seksualisht nga Dervish Hasi dhe që e prezantonte si gruan e tij të katërt, ka deklaruar është se nuk ka shkuar me dhunë por për shkak të hezitimit për situatën nuk është vijuar më tej dhe pritet të merret edhe një herë tjetër në pyetje në prani të psikologut.

Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu i ka sekuestruar edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare. E mitura shkonte me dëshirën e saj në mënyrë të vazhdueshme te banesa e mjekut, por ka dyshimet që ai ta ketë manipuluar vajzën duke i premtuar se do martohej me të në të ardhmen.

Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku. Pavarësisht se ky i fundit implikoi Hasin si një nga personat që kishte kthyer banesën e tij në vend për mbajtjen e armëve dhe municioneve, këto akuza nuk provuan.

Share With:
Translate »
80 Views