1-vjeçarja i jep pëllumbit një mësim të mirë | Video

Ky është momenti kur një vajzë e vogël në Kinë i jep një mësim të mirë një pëllumbi kur shpendi po përpiqej të hante nga ushqimi i saj.

Pamjet e filmuara nga një telefon celular tregojnë një pëllumb të bardhë që ulet në dorën e nënës dhe çukit në një qese me ushqim. Vajza e vogël më pas shihet duke kapur pëllumbin nga qafa dhe duke i nxjerrë ushqimin nga goja.

Nëna e vogëlushes u trondit kur pa që vajza mori ushqimin dhe e futi menjëherë në gojën e saj.

Ajo nuk e priste që vajza e saj 1 vjeçare të kapte pëllumbin nga qafa dhe t’i merrte ushqimin.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë reagime dhe komente.

Share With:



709 Views