“Shihemi në Gjyq” Burri mes lotëve: Nuk takoj fëmijët, sepse kam frikë se më vrasin
Dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri i janë drejtuar zonjës Eni Çobani tek seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Lefteri ka pësuar një aksident me në Greqi dhe përfundoi në gjendje kome për 3 muaj. Shteti i dha dëmshpërblim 250 mijë euro atij dhe 100 mijë euro prindërve të Lefterit. Por sipas tij këto lekë i ka marrë gruaja me baxhanakun e tij dhe tashmë ai ka ngelur pa lekë. Madje gruaja nuk ka paguar as 30 mijë euro shpenzime në spitalin ku Lefteri qëndroi 3 muaj në koma dhe tani atij i duhet të shesë shtëpinë që ka në Kuçovë për të paguar borxhin. Vëllai i tij Hyseni nuk është dakord që të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit do mbeten në mes të 4 rrugëve. Madje Lefteri tregon se ka marrë kërcënime se do e vrasin dhe ka frikë të takojë 3 fëmijët e tij.