Shikoni duetin muzikor mes Era Metës dhe Bebe Rexhës

Bebe Rexha në ardhjen e fundit në Shqipëri na tregoi lidhjen familjare me deputeten Monika Kryemadhin dhe duket se kanë afrimitet të madh mes tyre. Në postimet e fundit në rrjete sociale Bebe ka ndarë me ne një duet muzikor me kushërirën e saj të vogël Erën, vajzën e Kryemadhit dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Era dhe Bebe kanë treguar gjithnjë afërsi mes tyre, edhe në periudhën kur Bebe zhvilloi koncertin në Tiranë ato kanë qëndruar afër dhe kanë shkrepur shumë fotograi.. Duket se Era ka një zë shumë të ëmbël, dhe pse jo në një të ardhme mund të ketë një bashkëpunim me kushërirën e saj, Bebe Rexhën. Përvec duetit me vogëlushen, Bebe ka kënduar live edhe në dasmën shqiptare ku ajo ishte e ftuar mbrëmë.

Share With:
Translate »
661 Views