Shikoni sa familje të bukur ka Iliri i “Big Brother”

Ilir Beqiri ka qenë një ndër konkurrentët më karizmatikë të “Big Brother”. Me shumë mundësi, disa prej jush e mbajnë mend si djalin nga Fieri që dinte më shumë se 1000 tekste këngësh përmendësh, detaj ky që ishte edhe sekreti i tij në edicionin e gjashtë të këtij formati.

Disa muaj më parë doli lajmi në media se Iliri dhe partnerja e tij Anisa ishin bërë me djalë e megjithatë nuk patëm mundësi që ta shihnim se si vogëlushi ngjante.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi ku shihet Iliri, Anisa, vogëlushi i tyre të cilët kanë pozuar me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Teksa Iliri e mban në krahë, djaloshi duket se i ngjan shumë babit të tij.

Sa shpejtë ikën vitet, shumë prej banorëve të Big Brother që dikur i shihnim si disa të rinj që ende po eksploronin për fusha të ndryshme se ku mund të gjenin veten dhe sot ata janë bërë prindër. Na vjen shumë mirë kur i shohim të realizuar, sidomos banorët që kanë qenë edhe më të lëvizshëm e ‘mistrecë’ si Iliri. 

Share With:
Translate »
1470 Views