“Dua të bëhem spacciatore”, hartimi i dhimbshëm i nxënësit nga Berati

Për një fëmijë të çfarëdolloj moshe , padyshim që gjëja më e çmuar janë ëndrrat për një të ardhme më të mirë, për të mos thënë një jetë e bukur si ato në përralla, ku nuk mungon asgjë.

Mirëpo në Shqipëri jo gjithmonë ndodh kështu. Kemi parë raste kur fëmijët shqiptarë për shkak të kushteve të vështira, mbijetesës, detyrohen që të bëjnë punë të rëndomta për të fituar sado pak para.

Eshtë e trishtueshme që në hartimin e një fëmijë që nuk dihet se në çfarë klase është të lexosh një dëshirë të “frikshme” siç është ajo e “spacciatorit” (shpërndarës droge).

Hartimin e ka publikuar në Facebook faqja “Lolita”.
Fëmija e nis shkrimin duke u shprehur se dëshiron të bëhet një shpërndarës droge pasi kjo i jep mundësi që të fitojë shumë para.

Më e keqja është që ai ndihet në “faj” pasi nuk ka eksperiencën e duhur për këtë punë, po beson që me kalimin e kohës do ja dalë.

Share With:
Translate »
876 Views