Shkencëtarët kinezë tejkalojnë kufijtë, krijojnë një “fëmijë AI”

Vizitorët në ekspozitën Frontiers of General Artificial Intelligence Technology, e cila u zhvillua në Pekin, Kinë mund të përjetojnë një ndjesi unike. Atje është e mundur të komunikosh me një avatar që përfaqësonte një fëmijë me inteligjencë artificiale, një vajzë të quajtur Tong Tong.

Tong Tong u krijua nga shkencëtarët nga Instituti i Inteligjencës Artificiale të Përgjithshme të Pekinit

Ideja për krijimin është e Zhu Shonghun, themeluesi i një instituti të specializuar në inteligjencën artificiale që imiton njerëzit.

Tong Tong është krijuar jo vetëm për të stimuluar sjelljen e fëmijëve, por edhe për të kryer detyrat që i janë dhënë në një mjedis virtual.

Tong Tong ka një mendje dhe përpiqet të kuptojë sensin e përbashkët të mësuar nga njerëzit.

“Ajo e di se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, shpreh pikëpamjet e saj në situata të ndryshme dhe ka fuqinë për të formësuar të ardhmen”, thuhet në videon e tyre.

Vitin e kaluar, shkencëtarët nga Instituti propozuan testin Tong, një test i sofistikuar i përbërë nga pothuajse 150 pyetje, në bazë të të cilit duhet të nxirret sofistikimi i modelit të inteligjencës artificiale.

Nëpërmjet pesë dimensioneve të matshme (vizioni, gjuha, njohja, emocionet dhe të mësuarit), si dhe vlerat sociale dhe grupore, testi duhet të përcaktojë se sa afër është një model i caktuar me inteligjencën e përgjithshme artificiale.

Për të avancuar drejt inteligjencës artificiale të përgjithshme, ne duhet të krijojmë entitete që mund të kuptojnë botën reale dhe të zotërojnë një gamë të gjerë aftësish, vuri në dukje Zhu, duke shtuar se ai shpreson se Tong Tong mund të jetë hapi i parë në atë drejtim.

Share With:
Translate »
59 Views