Shkëputet ashensori i një pallati në Tiranë, plagoset rëndë një grua shtatzënë!

Ashensori i një pallati në Tiranë, është shkëputur duke u përplasur me fuqi në katin e parë. Ngjarja ndodhi në mesnatë në zonën e Astirit. Si pasojë mbetën të plagosura dy shtetase.

Njëra prej tyre ka marrë mjekim dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e plagosura tjetër mësohet se është në gjendje të rëndë. Sipas burimeve në media, kjo shtetase identiteti i të cilës nuk është mësuar ende, është shtatzënë

Share With:
Translate »
24 Views