Shkodër/ Adoleshenti qëllon me breshëri drejt banesës së një vajze

Një 17-vjeçar ka qëlluar me breshëri drejt banesës së një bashkëmoshatareje në Shkodër. Policia njofton se ka bërë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. N. 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Share With:
Translate »
186 Views