Shkoi për pushime me të bijën, mbytet 68-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë. Një 68-vjeçar është mbytur në ujë, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë. 68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Share With:



175 Views