Shkokon këngëtarja: Urreja kohën kur isha shtatzënë

Cheryl ka folur për herë të parë për vështirësitë gjatë shtatzanisë dhe sa shumë i ka urryer 9 muajt para se të sillte në jetë djalin e saj, Bear.

Këngëtarja e hitit “Fight For This Love” ka folur për “The Sun” rreth betejave gjatë shtatzanisë, duke thënë: “Ndodhën shumë gjëra dhe nuk e shijova aspak”.

Pas shumë muajsh të qëndruarit në hije, këngëtarja tashmë është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe ka zbuluar detaje nga jeta e saj, për të cilat nuk ka preferuar të flasë kohë më parë.

“Të bërit nënë të ndryshon jetën plotësisht por në një mënyrë të mrekullueshme. Kam përjetuar 6 muajt më të bukur të jetës sime. Urreja kohën të qënurit shtatzënë. Ndodhën shumë gjëra dhe nuk e shijova aspak”.

Share With:
Translate »
723 Views